Japonia po ndërton trenin më të shpejtë në botë, a mund të funksionojë në Evropë?
Japonia po zhvillon aktualisht trenin më të shpejtë në botë, Serinë L0, një tren maglev i prodhuar dhe testuar nga Kompania Hekurudhore e Japonisë Qendrore (JR Central). Ky supertren pritet të arrijë shpejtësi deri në 603.5 km/orë, duke lënë shumë pas trenin e vetëm komercial maglev që operon aktualisht në botë, Shanghai Maglev në Kinë, i cili arrin deri në 460.2 km/orë.
Në krahasim, trenat më të shpejtë në Evropë, si TGV francez dhe AGV italian Italo, operojnë me shpejtësi maksimale midis 306 dhe 354 km/orë. Sipas llogaritjeve teorike, një tren i tillë do ta shkurtonte udhëtimin mes Londrës dhe Edinburgut në vetëm 60 minuta, nga 4–5 orë e 45 minuta sa zgjat aktualisht me trenat ekzistues në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që ky zhvillim ka ngjallur, mbetet pyetja kryesore: a mund të funksionojë një tren kaq i shpejtë jashtë Japonisë, veçanërisht në Evropë? Integrimi i tij në tregjet evropiane shihet si një sfidë e madhe, pasi këto sisteme hekurudhore nuk fokusohen vetëm te shpejtësia, por edhe te rehatia e pasagjerëve, përvoja e udhëtimit, luksit dhe aksesueshmërisë — elemente që shpesh vlerësohen për udhëtime më të qeta dhe piktoreske.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi