Princi Harry kundërshton Trump: NATO luftoi në Afganistan dhe pagoi një çmim të rëndë njerëzor
Princi Harry ka reaguar publikisht pas kritikave të shumta ndaj pretendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se trupat e NATO-s qëndruan “pak larg vijave të frontit” gjatë luftës në Afganistan. Në një deklaratë, Duka i Sussex theksoi rolin dhe sakrificat e aleatëve të NATO-s, duke kujtuar se ndërhyrja ishte rezultat i aktivizimit të Nenit 5 pas sulmeve të 11 shtatorit.
“Në vitin 2001, NATO thirri Nenin 5 për herë të parë dhe të vetmen herë në histori. Çdo komb aleat ishte i detyruar të qëndronte me Shtetet e Bashkuara në Afganistan, në ndjekje të sigurisë sonë të përbashkët,” u shpreh Princi Harry, duke shtuar se aleatët iu përgjigjën kësaj thirrjeje pa hezitim.
Duke folur nga përvoja e tij personale, ai kujtoi shërbimin në Afganistan, miqësitë e krijuara dhe humbjet e rënda njerëzore.
“Kam shërbyer atje. Atje krijova miq për gjithë jetën dhe atje humba miq. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar u vranë 457 ushtarë,” tha ai, duke theksuar se mijëra familje vazhdojnë të mbajnë pasojat e luftës.
Princi Harry theksoi se këto sakrifica duhet të trajtohen me vërtetësi dhe respekt, duke bërë thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj diplomacisë dhe paqes.
Duka i Sussex shërbeu për 10 vjet në Forcat e Armatosura Britanike. Ai përfundoi stërvitjen në vitin 2006, u dërgua në Afganistan për herë të parë në vitin 2008 dhe u rikthye në vitin 2012 si bashkëpilot dhe mitralier i helikopterit Apache. Në librin e tij “Spare”, ai ka shkruar se gjatë shërbimit vrau 25 luftëtarë talebanë, duke e përshkruar këtë fakt pa krenari, por as pa turp.
Pas largimit nga ushtria, Princi Harry ka vijuar angazhimin e tij në mbështetje të veteranëve dhe familjeve të tyre përmes nismave bamirëse.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta