Takimi Meloni-Merz: BE-ja duhet të forcojë autonominë strategjike dhe konkurrencën
Giorgia Meloni dhe Friedrich Merz ranë dakord për nevojën që BE të forcojë autonominë e tij strategjike, të nxisë konkurrencën industriale, sidomos në sektorin e automjeteve, si dhe të thellojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare për fusha si mbrojtja, energjia dhe emigracioni.
“Ne duhet të ndërtojmë një Evropë të fortë, në gjendje të konkurrojë në nivel ndërkombëtar dhe me autonominë e saj strategjike”, deklaroi Meloni pas takimit kokë më kokë të zhvilluar në Romë.
Shefja e qeverisë italiane theksoi se, sot Unioni duhet të zgjedhë nëse do të bëhet protagonist i fatit të tij, apo do të presë që për të të vendosin të tjerët.
Nga ana tjetër, Merz vuri në dukje se pas 75 vite marrëdhënie diplomatike, Italia dhe Gjermania janë më pranë se kurrë dhe duhet të forcojnë sigurinë dhe aftësitë konkurruese të kontinentit të vjetër.
“Evropa duhet të fokusohet në çështje kyçe si Ukraina, energjia dhe të luftojë për një NATO të fortë, që bën më shumë për Arktikun”, tha Merz.
Në deklaratën e përbashkët, krerët e dy qeverive riafirmuan edhe rëndësinë e lidhjes ndër-atlantike mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta.
Por ata e vunë theksin edhe tek rëndësia respektimit të ligjit ndërkombëtar, përfshirë parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit, duke iu referuar Ukrainës dhe Grenlandës.
Në bazë të planit të veprimit italo-gjerman, Roma dhe Berlini ranë dakord për të mbështetur përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për procesin e paqes në Gaza.
Takimi Meloni-Merz u pasua nga një takim mes përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe atyre gjermane, i mbajtur në një nga hotelet kryesore të Romës mbrëmjen e së premtes.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet