Trump: Kanadaja po vetëshkatërrohet, një marrëveshje me Kinën do të ishte një katastrofë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Kanadaja po “kryen vetëshkatërrim sistematik” dhe vlerësoi se marrëveshja e mundshme tregtare e vendit me Kinën do të ishte një “katastrofë”.
“Marrëveshja me Kinën është një katastrofë për ta. Do të hyjë në histori si marrëveshja më e keqe e çdo lloji. Të gjitha vendet e tyre të punës do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara. Dua që Kanadaja të mbijetojë dhe të lulëzojë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social.
Në një njoftim të veçantë, ai vlerësoi se Kina po e merr “me sukses dhe plotësisht” kontrollin e “vendit dikur të madh të Kanadasë”.
“Më vjen keq ta shoh këtë. Shpresoj vetëm ta lënë të qetë hokejin mbi akull”, shkroi Trump.
Më parë, kryeministri kanadez Mark Carney tha se, për shkak të kërcënimeve ndaj ekonomisë nga jashtë, kanadezët kanë bërë një zgjedhje “të përqendrohen në atë që mund të kontrollojnë”, domethënë, në mbështetjen e ekonomisë së vendit duke blerë produktet e tyre.
Carney nuk iu referua drejtpërdrejt SHBA-së si një “kërcënim nga jashtë” në video-adresën, të cilën e postoi në mediat sociale, por fjalimi i tij erdhi pasi Trump tha dje se SHBA-të do të vendosin një tarifë 100 për qind për të gjitha produktet nga Kanadaja nëse vendi nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.
Qeveria kanadeze ka thënë vazhdimisht se synon të diversifikohet në tregje të reja anembanë botës dhe të bëhet më pak e varur nga SHBA-ja.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)