Trump: Biden lejoi dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm të hynin në SHBA

26 Janar 2026 | 09:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi ish-presidentin demokrat Joo Biden, të cilin e quajti “të korruptuar”, se ka lejuar “dhjetëra miliona emigrantë të paligjshëm-kriminelë” të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se Biden lejoi “qindra mijëra vrasës, përdhunues, rrëmbyes, trafikantë droge dhe terroristë të dënuar” të hynin në Shtetet e Bashkuara.

“Unë fitova zgjedhjet në një kthesë historike, dhe republikanët fituan shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, kryesisht sepse ne u zotuam të mbyllim kufirin, gjë që e bëmë, dhe nisëm deportimin më të madh masiv të kriminelëve të huaj të paligjshëm në historinë amerikane”, tha Trump.

Ai deklaroi se “ky deportim është duke vazhduar” dhe se “në qytetet dhe shtetet e qeverisura nga republikanët, këto operacione nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) po vazhdojnë në mënyrë paqësore dhe të qetë, pasi oficerëve vendorë të zbatimit të ligjit u lejohet të punojnë me homologët e tyre federalë”.

“Për shembull, në pesë shtetet republikane të Teksasit, Xhorxhias, Floridës, Tenesit dhe Luizianës, ICE arrestoi 150,245 kriminelë – emigrantë të paligjshëm vitin e kaluar – pa asnjë protestë, trazirë apo kaos. Pse? Sepse policia lokale dhe ICE bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku”, tha Trump.

Ai shtoi se “ndërkohë, qytetet dhe shtetet strehë të drejtuara nga demokratët po refuzojnë të bashkëpunojnë me ICE dhe në fakt po inkurajojnë agjitatorët e krahut të majtë që të ndërpresin në mënyrë të paligjshme operacionet e tyre për të arrestuar më të këqijtë e të këqijve”.

“Duke vepruar kështu, demokratët po i vënë kriminelët e huaj të paligjshëm mbi qytetarët që paguajnë taksat dhe që zbatojnë ligjin dhe po krijojnë rrethana të rrezikshme për të gjithë të përfshirët. Fatkeqësisht, dy qytetarë amerikanë humbën jetën si rezultat i këtij kaosi të shkaktuar nga demokratët”, përfundoi Trump.

Ai i bëri thirrje Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, dhe Kryetarit të Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, si dhe guvernatorëve dhe kryetarëve të bashkive të tjera demokrate, që të bashkëpunojnë me administratën federale, dhe Kongresit të SHBA-së që të miratojë menjëherë një ligj që do t’i jepte fund politikës së të ashtuquajturave “qytete të sigurta” për emigrantët.

Trump tha se Waltz dhe Jacob “duhet t’u dorëzojnë autoriteteve federale të gjithë kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm që ndodhen aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të shtetit të tyre, së bashku me të gjithë kriminelët e paligjshëm me urdhër-arreste aktive ose të dhëna të njohura kriminale, për deportim të menjëhershëm”.

Protesta qytetare u mbajtën në Minneapolis për disa ditë, pasi një agjent i ICE-së vrau Renee Goode më 7 janar, e cila, sipas Ministrisë së Sigurisë Kombëtare, e ndezi automjetin në të cilin ndodhej dhe u drejtua në drejtim të agjentëve të ICE-së, pavarësisht urdhrave të policisë.

Në një incident të ri, më 24 janar, agjentët e ICE-së qëlluan dhe vranë Alex Pretti në të njëjtin qytet, i cili, sipas një deklarate zyrtare, iu drejtua agjentëve duke mbajtur një armë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026