Aksidenti i tifozëve të PAOK-ut, në furgon udhëtonin më shumë persona se kapaciteti

27 Janar 2026 | 21:23

Autoritetet rumune po vazhdojnë hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit fatal rrugor që ndodhi në Rumani ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, të cilët po udhëtonin për në Francë për të ndjekur ndeshjen kundër Lyon për raundin e 8-të të Europa League.

Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në rrugën DN6 -E70, në rajonin e Timis, dhe është një temë kryesore në median rumune, për shkak të ashpërsisë së përplasjes dhe numrit të lartë të viktimave.

Sipas njoftimit të policisë rumune, minibusi në të cilin udhëtonin tifozët grekë u përpoq të parakalonte dhe, ndërsa përpiqej të kthehej në korsinë e tij, fillimisht u përplas me një kamion çisternë. Më pas u hodh në drejtimin e kundërt, ku u përplas me një kamion TIR që po kalonte.

Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë më shumë se dy automjete, dhe përplasja ishte veçanërisht e dhunshme, duke rezultuar në lëndimet fatale të shtatë personave, përfshirë shoferin e minibusit. Në aksident ishte përfshirë edhe një kamion çisternë që transportonte alkool, por nuk kishte rrjedhje.

Sipas mediave rumune, gjithsej dhjetë persona ishin në bord të minibusit, një numër më i madh se kapaciteti i tij i deklaruar. Hetimet janë duke vazhduar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026