Të shtënat nga agjentët federalë, Homan: Hetimet vazhdojnë, Trump nuk do të shohë askënd të vdesë

29 Janar 2026 | 17:47

Cari amerikan i kufirit, Tom Homan këtë enjte refuzoi të fliste për të shtënat nga agjentët federalë në Minesota të cilat vranë dy qytetarë amerikanë. Ai theksoi se hetimet që janë në vazhdim.

Kur u pyet në një konferencë për shtyp në lidhje me një video të re që u shfaq të Alex Pretti-t, i cili u qëllua për vdekje të shtunën, Homan tha se nuk do të komentojë për asnjë të shtënë.

“Që nga dita e parë, kam thënë se për çdo rast të tillë, si oficer i zbatimit të ligjit në karrierë, ne do ta lëmë. Do ta lëmë hetimin të vazhdojë, ta lëmë hetimin të shkojë ku të shkojë,” tha Homan.

Ndër të tjera Homan tha se as ai dhe as presidenti amerikan, Donald Trump nuk duan që dikush të vdesë.

“Presidenti, një nga fjalët që më tha kur erdha këtu, ishte se nuk do të shohë askënd të vdesë… Unë nuk dua të shoh askënd të vdesë, madje as njerëzit që po kërkojmë. Nuk dua të shoh askënd të vdesë”, tha Homan.

Ai gjithashtu pranoi të enjten se amerikanët kanë të drejtë të protestojnë kundër zbatimit federal të imigracionit.

“Ju keni të drejtat tuaja të Amendamentit të Parë — unë e mbështes këtë. Ju keni të drejtë të protestoni. Unë thjesht po kërkoj që të mbahet qetësia”, tha ai.

Homan shtoi se kërcënimi, pengimi ose sulmi ndaj zbatimit të ligjit nuk është kurrë në rregull” dhe do të ketë tolerancë zero.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën një antenë telekomunikacioni në zonën Sirik të Iranit jugor. Bahreini tha se ishte shënjestër e “një numri” dronësh...
14:45 | 27/06/2026

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Kriza në industrinë automobilistike po i shtyn prodhuesit e mëdhenj të makinave drejt industrisë ushtarake. Pas lajmeve se Volkswagen po shqyrton prodhimin e pajisjeve për mbrojtjen ajrore,...
14:02 | 27/06/2026

Barack Obama i ka ngritur një monument vetes

QENDRA PRESIDENCIALE OBAMA lartësohet mbi pjesën jugore të Çikagos (South Side) si një zigurat brutalist. Tetë kate betoni të mbuluara me granit qëndrojnë mbi ndërtesa...
13:27 | 27/06/2026