American Airlines planifikon të rifillojë fluturimet drejt Venezuelës disa javë pas sulmeve në Karakas
American Airlines tha të enjten se planifikon të rifillojë fluturimet e përditshëm për në Venezuelë. Fluturimet do të rinisin pas miratimit të qeverisë dhe në varësi të vlerësimeve të sigurisë disa javë pasi ushtria amerikane kapi udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më herët të enjten i kërkoi Departamentit të Transportit të heqë kufizimet që aktualisht ndalojnë fluturimet në SHBA, pas një diskutimi me presidenten në detyrë të vendit, Delcy Rodriguez.
“Qytetarët amerikanë do të jenë shumë shpejt në gjendje të shkojnë në Venezuelë dhe do të jenë të sigurt atje”, tha Trump.
American Airlines, e cila filloi të operonte në Venezuelë në vitin 1987, tha se fluturimet do të ofrojnë mundësi për udhëtime biznesi, argëtimi dhe humanitare në rajon. Ishte linja ajrore më e madhe amerikane në vend përpara pezullimit të fluturimeve.
Administrata Federale e Aviacionit do të duhet të kryejë vlerësime para rifillimit të fluturimeve, të cilat nuk ka gjasa të fillojnë për disa muaj.
Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes