Catherine O’Hara, aktorja e filmit “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 71-vjeçe
Catherine O’Hara, e cila luajti në filmat legjendarë “Beetlejuice” dhe “Home Alone” përpara se të merrte një rol të rëndësishëm si Moira Rose në “Schitt’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçe.
Vdekja e O’Hara u konfirmua nga një anëtar i stafit në zyrën e menaxherit të saj Marc Gurvitz.
O’Hara e filloi karrierën e saj në komedi në vitet 1970 dhe ndihmoi në krijimin e emisionit kanadez të skeçeve SCTV. Ajo hyri në kinema në vitet 1980 me rolin e saj të parë në ekranin e madh në komedinë romantike Nothing Personal me Donald Sutherland dhe në vitin 1985 ajo pati një rol në komedinë e zezë të Martin Scorsese, After Hours.
Në vitin 1988, O’Hara luajti në filmin horror komedi të Tim Burton, Beetlejuice, dhe më vonë e riinterpretoi rolin në vazhdimin e vitit 2024. Në sheshxhirimin e filmit origjinal, ajo takoi bashkëshortin e saj, stilistin e prodhimit Bo Welch dhe ata u martuan në vitin 1992.
O’Hara luajti rolin e nënës së pakujdesshme të Macaulay Culkin në komedinë e suksesshme të vitit 1990, “Home Alone”, një rol që ajo e përsëriti edhe për vazhdimin e vitit 1992.
Ajo filloi të punonte me Christopher Guest në vitin 1996, duke luajtur rol kryesor në dokumentarin mockup “Waiting for Guffman” dhe në tre filma të tjerë të tij: “Best in Show”, “A Mighty Wind” dhe “For Your Consideration” në vitin 2006.
O’Hara gjithashtu ka dhënë zërin e saj për shumë filma të animuar, duke përfshirë Chicken Little, Over the Hedge, Monster House, Frankenweenie dhe, së fundmi, The Wild Robot.
Në ekranin e vogël, ajo pati role në The Larry Sanders Show, Six Feet Under, Curb Your Enthusiasm dhe 30 Rock përpara se të ribashkohej me një aktor tjetër të ftuar, Eugene Levy, për sitcom-in e suksesshëm Schitt’s Creek.
Rolet e saj të fundit televizive përfshinin gjithashtu “A Series of Unfortunate Events” dhe “The Last of Us”, të cilat i dhanë asaj një nominim për çmimin “Emmy”.
O’Hara ishte parë së fundmi në serialin komik fitues të çmimeve The Studio me Seth Rogen. Roli i kishte siguruar asaj nominime për çmimet Emmy dhe Golden Globe.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta