Finalja e 38-të për Djokovic, përballet me Carlos Alcaraz në Australian Open
Spektakolare pritet të jetë finalja e AO në tenis, ku Carlos Alcaraz sfidon Novak Djokovic të dielën. Dyshja ka dhuruar performancë të jasthëzakonshme në gjysmëfinale, aty ku spanjolli eliminoi Zverer, me këtë të fundit që kishte kritika për organizatorët dhe trajtimin që u bëhet tenistëve, ndërsa Djokovic fitoi ndaj Jannik Sinner, një prej pretendentëve për fitimin e trofeut.
Dueli mes Alcaraz dhe Zverer ishte i luftuar deri ën setin e fundit, i cili ishte vendimtar sa i përket përballjes. Spanjolli e nisi shkëlqyeshëm duke fituar dy setet e parë 6-4 dhe 7-6. Kur i duhej që të mbyllte sfidën, tenisti gjerman bëri mrekullinë duke rikthyer ekuilibrat me dy fitore të njëpasnjëshme me shifrat 6-7. Seti final, i pesti ishte ai që zgjati më tepër nga të gjithë, madje më i luftuari, i fituar nga Alcaraz 7-5, me këtë të fundit që preu një biletë për në finale.
Zverer kritikoi organizatorët për mënyrën se si kundërshtari i tij u trajtua në aspektin shëndetësor, ku sipas gjermanit nuk duhej. Në duelin tjetër, që zgjati për 4 orë e 12 minuta, Djokovic triumfoi 3-2. Seti i parë i takoi italianit 3-6, i dyti u fitua nga Djokovic dhe i treti nga Sinner. Dy setet e fundit shkuan për 38-vjecarin në shifrat 6-4, duke vulosur fitoren në total 3-2.
Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
“Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes