Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

26 Qershor 2026 | 17:09

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980, tha të premten presidentja në detyrë Delcy Rodriguez.

“Ne do t’i shpëtojmë ata që janë bllokuar nën rrënoja. Po punojmë pa u lodhur për këtë”, tha ajo.

Rodriguez tha se shteti La Guaira është zona më e goditur dhe vuri në dukje se forcat e sigurisë janë vendosur për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të siguruar shpërndarjen e ushqimit dhe ujit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë e goditën Venezuelën të mërkurën, vetëm 39 sekonda larg njëra-tjetrës.

Sipas USGS, tërmeti me magnitudë 7.5 ballë ndodhi 24.3 milje në juglindje të qytetit Yumare në shtetin Yaracuy, ndërsa tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi 14.9 milje në verilindje të San Felipe, gjithashtu në shtetin Yaracuy.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026

“Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta “godasin” Malin Kazmë të Iranit “shumë shpejt”. Objekti i fortifikuar nëntokësor ndodhet rreth një milje...
18:15 | 21/07/2026

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026