Khamenei: Nëse amerikanët fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë rajonale

1 Shkurt 2026 | 16:07

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei, i ka quajtur protestat e fundit në vend një grusht shteti. Khamenei ka paralajmëruar një lufte rajonale, ndërsa përballet me kërcënime për ndërhyrje ushtarake nga Uashingtoni pas shtypjes së përgjakshme të lëvizjes protestuese të Republikës Islamike.

“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, tha ai.

SHBA të kanë rritur praninë e tyre me anije luftarake në Lindjen e Mesme pasi presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi vazhdimisht Iranin me veprime ushtarake nëse nuk arrin një marrëveshje për programin e tij bërthamor ose nuk ndalon së vrari protestuesit.

“Trump vazhdon të thotë se solli anije. Kombi iranian nuk do të ketë frikë nga këto gjëra, populli iranian nuk do të shqetësohet nga këto kërcënime”, shtoi Khamenei.

Sipas tij nuk ishin ata që nisën tensionet dhe se nuk duan të sulmojnë asnjë vend. Ai theksoi se kombi iranian do t’i japë një goditje të fortë kujtdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.

Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni kanë sinjalizuar një rifillim të mundshëm të bisedimeve për të arritur një marrëveshje, ndërsa tensionet në Gjirin Persik rriten, me Teheranin që thotë se është gati për negociata të drejta që nuk synojnë të kufizojnë aftësitë e tij mbrojtëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026