SHBA-të krijojnë rezerva të metaleve të rralla për të zvogëluar varësinë nga Kina
Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një rezervë të metaleve të rralla me vlerë 12 miliardë dollarë për të zvogëluar varësinë nga Kina e cila kontrollon pjesën më të madhe të zinxhirit të vlerës, konfirmoi sot një zyrtar amerikan për AFP, pasi raportet e medias zbuluan informacionin.
Siç shkroi Bloomberg, projekti do të financohet me 1.7 miliardë dollarë nga kapitali privat, ndërsa shuma e mbetur do të vijë nga një kredi prej 10 miliardë dollarësh nga Banka Amerikane e Eksport-Importit (EXIM).
Një plan i tillë ka të bëjë me industri me rëndësi strategjike, siç janë industria e automobilave, shërbimet dixhitale ose mbrojtja, dhe vjen në një kohë kur Kina po përdor kontrollin e magneteve industriale, të nevojshme në ciklin e metaleve të rralla, si një mjet për të ushtruar presion mbi shtetet fqinje, veçanërisht Japoninë.
Kompanitë kineze kontrollojnë një pjesë të madhe, nëse jo pothuajse të gjithën në disa raste, të zinxhirit të vlerës së mineraleve të rralla, nga minierat deri te përpunimi dhe përfshirja në materiale teknike.
Kjo është një situatë që po shkakton shqetësim në Uashington, në një kohë kur Pekini nuk ka hezituar të kërcënojë të aktivizojë këtë levë presioni gjatë negociatave tregtare midis dy fuqive kryesore ekonomike në botë, veçanërisht gjatë përshkallëzimit tregtar midis dy vendeve, pas njoftimit të tarifave të reja nga Presidenti Donald Trump prillin e kaluar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)