Hegseth: SHBA-ja, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit

3 Shkurt 2026 | 14:15

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, sërish ka paralajmëruar Teheranin se Pentagoni është “më se i përgatitur” për të ndërmarrë veprime nëse Irani refuzon të negociojë për programin e tij bërthamor.

“Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë shumë i qartë që nga fillimi, edhe para operacionit ushtarak amerikan kundër objekteve bërthamore të Iranit në qershor 2025 Çekanit të Mesnatës. Irani nuk do të ketë kapacitete për armë bërthamore. Pra, ata mund të negociojnë në këtë drejtim ose ne kemi opsione të tjera”, tha Hegseth gjatë një udhëtimi për në Floridë.

Duke theksuar se veprimi ushtarak nuk është opsioni i preferuar, Hegseth shtoi se “Presidenti Trump nuk dëshiron të shkojë kësaj rruge, unë nuk dua të shkoj kësaj rruge, por është detyra jonë që të jemi të përgatitur, jemi më se të përgatitur”.

Ai po ashtu tha se Irani ka një zgjedhje për të negociuar.

Udhëheqësi amerikan shtoi se Uashingtoni po mban presionin ndaj Teheranit.

“Ne kemi anije që janë duke shkuar drejt Iranit tani, anije të mëdha… dhe ne po zhvillojmë bisedime me Iranin. Të shohim se cili do të jetë rezultati”, tha ai.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026