Komentet e Billie Eilish për tokën e vjedhur ‘ndezin’ rrjetin: Dorëzo vilën

3 Shkurt 2026 | 14:45

Komentet politike të këngëtares Billie Eilish gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi qëndrimet e saj ndaj emigracionit dhe pronësisë së tokës në Shtetet e Bashkuara.

Eilish, e njohur për kritikat ndaj Agjencisë amerikane për Zbatimin e Ligjit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë administratës Trump, ngjiti skenën e Grammy për të bërë thirrje publike për protesta dhe angazhim qytetar.

“Sa mirënjohëse që ndihem, sinqerisht nuk besoj se ka nevojë të them asgjë, përveç se askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur”, tha këngëtarja 24-vjeçare teksa mori çmimin Grammy për Këngën e Vitit me “Wildflower”.
Ajo shtoi:

“Thjesht është shumë e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani. Besoj dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë rëndësi, njerëzit kanë rëndësi.”
Eilish nuk kurseu as fjalën e fortë kundër ICE: “F*ck ICE!”, një koment që nuk u transmetua nga mediat. Këngëtarja ka reaguar edhe më parë ndaj ICE, duke e quajtur atë një “grup terrorist i financuar dhe mbështetur nga shteti”, pas vrasjes së Renee Good nga një oficer i agjencisë në Minneapolis. Ajo u bëri thirrje figurave të tjera të njohura të flasin pas rastit të Alex Pretti, i dyti brenda një periudhe të shkurtër:

“Hey, kolegë të famshëm, do të flisni apo jo?” shkruante ajo në “Instastory”.
Moderatori i ceremonisë, Trevor Noah, ironizoi situatën politike nga skena:

“Ky është Grammy që çdo artist dëshiron.”
Komentet e Eilish kanë shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale. Disa përdorues sugjerojnë që këngëtarja të dorëzojë vilën e saj luksoze në Los Angeles tek një fis amerikan ose tek një familje emigrantësh:

“Po nëse të gjithë shkonim në vilën e saj dhe thonim se do të jetonim aty tani? Është tokë e vjedhur, apo jo? Ajo nuk e zotëron”, shkruhej në një postim në X.
YouTuber-i Brandon Tatum shtoi:

“Ajo po relaksohet në kështjellën e saj në Hollywood Hills me roje të armatosur dhe një sërë privilegjesh. Nëse toka është kaq e vjedhur, dorëzo çelësat tek fisi më i afërt ose tek një familje emigrantësh.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026