GJEDNJ dënon Rusinë për trajtimin çnjerëzor të Alexei Navalny-t

3 Shkurt 2026 | 15:35

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ ka dënuar Rusinë lidhur me trajtimin e ish-kreut të opozitës Alexei Navalny, duke e akuzuar atë për “trajtim çnjerëzor” dhe “paraburgim të paligjshëm”.

Navalny u kthye në Rusi në vitin 2021, ku vdiq tre vjet më vonë. Ai u arrestua me të mbërritur në tokën ruse në janar 2021. Ai po kthehej nga Gjermania ku ishte shtruar në spital pasi dyshohet se ishte helmuar në gusht 2020.

Sipas Gjykatës gjatë paraburgimit të tij, Navalny iu nënshtrua formave të keqtrajtimit që përfaqësojnë shpërfillje sistematike për shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tij, dhe përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues.

Politikani i opozitës ishte ankuar kryesisht se koka e tij ishte rruar dhe se i ishte nënshtruar mbikëqyrjes së përhershme me video, privimit të gjumit përmes kontrolleve të sigurisë çdo orë dhe çdo dy orë.

Ai kishte aplikuar në GJEDNJ menjëherë pasi u mor në paraburgim më 20 janar 2021. Pas vdekjes së tij, Gjykata lejoi që e veja e tij, Yulia Navalnaya, të vazhdonte procedurat në emër të tij.

Gjykata arriti në përfundimin se kishte pasur shkelje të Nenit 2 (e drejta për jetën) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri) dhe Nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).

Rusia u urdhërua t’i paguante paditësit 26,000 euro për dëme morale. Megjithatë, Moska nuk i konsideron më vendimet e GJEDNJ-së si detyruese për të dhe refuzon të paguajë gjobat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026