Mandelson jep dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve pas përfshirjes në skandalin Epstein
Ish-ambasadori britanik në Uashington dhe Komisioneri Evropian i Tregtisë, Peter Mandelson, dha dorëheqjen sot në Dhomën e Lordëve Britanikë, dhomën e sipërme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, pas zbulimit të një sërë email-esh kontraverse dhe kompromentuese që e lidhin atë me autorin e dënuar të krimit seksual, Jeffrey Epstein, duke përfshirë email-e që dyshohet se rrjedhin komunikime konfidenciale të qeverisë britanike, njoftoi Kryetari i Dhomës së Lordëve.
Sipas gazetës Guardian, Mandelson i dërgoi Epstein një seri emailesh që përmbanin informacione që ai i kishte marrë si ministër i ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit britanik Gordon Brown, duke përfshirë masat që qeveria po merrte në përgjigje të krizës globale financiare.
Kryeministri britanik Keir Starmer bëri thirrje për largimin e Mandelson nga Dhoma e Lordëve dhe shprehu shpresën se Dhoma e Lartë do të zbatonte reforma që do ta bënin më të lehtë përjashtimin e anëtarëve.
Dokumentet e publikuara si pjesë e një hetimi të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së sugjerojnë se Epstein pagoi 75,000 dollarë në llogari bankare ku Mandelson, atëherë një deputet i Partisë Laburiste, dyshohet se ishte përfituesi.
Policia britanike nisi një hetim pas publikimit të dokumenteve të ish-financierit amerikan dhe të dënuarit për abuzim seksual Jeffrey Epstein , të cilat mund të tregojnë se ish-ambasadori britanik në Uashington, Lord Peter Mandelson, i ka dhënë Epsteinit informacione konfidenciale të qeverisë britanike.
Në email-et që Mandelson shkëmbeu me Epstein, ndërsa ai ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown në vitin 2009, tregohet se Mandelson e informoi Epstein paraprakisht për paketën e ndihmës së BE-së prej 500 miliardë eurosh për të shpëtuar euron, se ai i dërgoi Epstein informacione të brendshme qeveritare mbi gjendjen e ekonomisë britanike në vitin 2009, shkruan BBC.
Gjithashtu, sipas portalit, Mandelson loboi pranë Ministrisë së Financave për politikat bankare sipas propozimit të Epstein në vitin 2009 , ndihmoi një bankier investimesh, një mik të Epstein, të siguronte një marrëveshje me qeverinë për blerjen e aseteve fitimprurëse në vitin 2010 dhe më vonë u përpoq të fitonte para nga banka e tij.
Emri i ish-ministrit britanik, i cili u shkarkua nga detyra e ambasadorit britanik në SHBA vitin e kaluar për shkak të lidhjeve të tij me Epstein, u shfaq në dokumentet e publikuara të premten nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset