Ish-burri i Jill Biden arrestohet për vrasje në SHBA
Ish-burri i Jill Biden është arrestuar pasi akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Ai akuzohet se ka vrarë e gruan e tij aktuale, Linda Stevenson.
William Stevenson, 77 vjeç, i cili ishte i martuar me ish-Zonjën e Parë, u mor në paraburgim të hënën dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vdekjen e Linda Stevenson. Policia e Qarkut New Castle nuk dha detaje rreth rrethanave të vdekjes.
Linda Stevenson u gjet pa ndjenja në dhomën e ndenjes së shtëpisë dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë nga oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje, ajo vdiq. Trupi i saj u dërgua në Zyrën e Mjekut Ligjor të Shtetit të Delaware për një autopsi.
William Stevenson mbetet në paraburgim në Qendrën Korrektuese Howard Young pasi nuk arriti të paguante një garanci prej 500,000 dollarësh. Autoritetet thanë se nuk ishte e qartë nëse ai kishte caktuar një avokat mbrojtës.
William Stevenson u martua me Hill Biden kur ajo ishte 18 vjeç. Ata u martuan në shkurt të vitit 1970, kur ajo ishte 18 vjeç dhe studente në Universitetin e Delaware, dhe ai ishte 23 vjeç.
Bill Stevenson më pas themeloi The Stone Balloon Club, një nga baret më të njohura studentore në Shtetet e Bashkuara, pranë Universitetit të Delaware në Newark, ku artistë të tillë si Bruce Springsteen dhe Dave Matthews performuan për dekada.
Martesa e Jill dhe Bill Stevenson zgjati pesë vjet. Në mars të vitit 1975, Jill takoi një senator të Delaware të quajtur Joe Biden, dhe divorci i saj nga Stevenson u finalizua në maj të atij viti. Sipas raportit, Jill Biden u përpoq të mbante 50% të pronësisë së The Stone Balloon, por kërkesa e saj u refuzua.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta