Orban kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE: Deklaratë lufte
Viktor Orban ka kritikuar ashpër planin e BE-së për pranimin e shpejtë të Ukrainës , duke e quajtur atë një “deklaratë lufte” kundër Hungarisë.
Komisioni Evropian po punon mbi një plan për të përshpejtuar procesin e pranimit të Kievit, i cili mund t’i ofrojë vendit anëtarësim të pjesshëm në BE përpara se të përfundojë reformat e kërkuara.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën presion për anëtarësim nga viti 2027, si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
“Plani i fundit i luftës Bruksel-Kiev”
Orban, një aleat i ngushtë i Moskës, kundërshton fuqimisht anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve evropianë që folën me Politico, Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për të anashkaluar një veto të mundshme hungareze, siç është t’i kërkohet Presidentit të SHBA-së Donald Trump të ushtrojë presion mbi Orbanin ose edhe të shqyrtojë aktivizimin e Nenit 7 të Traktatit të BE-së, gjë që mund të çojë në pezullimin e të drejtave të votës së Budapestit.
Një veprim i tillë do të përbënte “një deklaratë të hapur lufte kundër Hungarisë”, paralajmëroi kryeministri hungarez sot, të mërkurën, në një postim në platformën X.
Orban foli për ” planin e fundit të luftës së Brukselit dhe Kievit “.
“Ata kanë vendosur që Ukraina do të pranohet në Bashkim që në vitin 2027”, shtoi ai. “Ata e injorojnë vendimin e popullit hungarez dhe janë të vendosur ta rrëzojnë qeverinë hungareze me çdo mjet”, shtoi ai.
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës