Pengmarrja në shkollën në Tajlandë, 17-vjeçari vret me armë mësuesen

12 Shkurt 2026 | 09:29

Mësuesja Sasipat Sinsamosorn ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pasi një adoleshent i armatosur hapi zjarr në shkollën ku ajo punonte në distriktin Hat Yai në Tajlandën jugore, tha administrata provinciale.

Sulmuesi 17-vjeçar përdori një armë zjarri që ia vodhi një oficeri policie për të qëlluar Sasipatin në shkollën në provincën Songkla, raportoi Reuters.

Sinsamosorn u transferua në njësinë e kujdesit intensiv për ndërhyrje kirurgjikale, por ajo vdiq këtë mëngjes rreth orës dy për shkak të lëndimeve të rënda në organet e brendshme dhe humbjes së madhe të gjakut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Zyrtarët shtuan se i dyshuari ka një motër në shkollë, një histori abuzimi me substanca dhe u lirua nga një spital psikiatrik në dhjetor.

Siç u njoftua dje, një burrë i armatosur qëlloi në shkollë dhe mbajti peng nxënësit dhe mësuesin.

Policia më vonë arrestoi sulmuesin dhe të gjithë pengjet u liruan.

Të paktën tre persona u plagosën në incident, tha një zyrtar tjetër i policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026