“Eshtë ushtria më e fuqishme në Tokë”, Rutte: SHBA-të janë tërësisht të investuara në NATO
SHBA-të janë “tërësisht të investuara në NATO ”, tha Mark Rutte, ndërsa hodhi poshtë shqetësimet se Uashingtoni është tërhequr nga roli i tij udhëheqës i aleancës ushtarake.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth dhe se ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë. Kjo pavarësisht se Hegseth nuk mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel sot.
Kur u pyet për mungesën e tij gjatë një konference për shtyp, Rutte tha:
“Unë dhe Pete Hegseth kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejtë, siç jam, sigurisht, me presidentin amerikan dhe me Marco Rubio, sekretarin e shtetit, të cilin do ta takoj në Mynih në ditët në vijim. Pra, ky është një bashkëpunim i ngushtë. Duhet ta kuptoni se Shtetet e Bashkuara janë vendi më i madh në tokë, është ushtria më e fuqishme në Tokë. Është 25% e ekonomisë botërore. Pra, po, ata janë tërësisht të investuar në NATO. Ata janë të ankoruar në NATO. Nuk ka dyshim për këtë.”
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)