Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i marrë pensionin, zbardhet dëshmia e vrasësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se vrau nënën e tij 86-vjeçare.
Mediat italiane raportojnë së 58-vjeçari e kishte varrosur trupin e saj në një pylli pranë Palazzina di Caccia në Torino.
E moshuara ishte shpallur e zhdukur prej një muaji, ndërsa alarmin e ngriti një e njohur e 86-vjeçares, e cila kishte humbur kontaktet me të.
Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje. Ai pretendoi se trupin e mamasë së tij e kishte varrosur pasi ajo kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Më pas djali i të moshuarës ndryshoi dëshminë dhe pranoi se e kishte vrarë dhe varrosur, duke deklaruar se kishte frikë të humbiste pensionin e saj, që sipas tij ishte i vetmi burim të ardhurash.
Hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta