Merz për Ballkanin Perëndimor: Nuk duam t’iu humbasim, duhet t’i afrojmë gjithnjë e më shumë në BE
Kancelari gjerman, Friedrich Merz në hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka deklaruar se duhet të rihapin një strategji të re për mënyrën se si t’i afrojnë vendet sa më shumë me Bashkimin Evropian. Kjo deklaratë e Merz erdhi pasi u pyet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç për rolin e zgjerimit në të ardhmen e BE-së.
“Sinqerisht, po ndihem gjithnjë e më i pakënaqur me qasjen tonë ndaj vendeve tuaja,” shtoi Merz.
Ai gjithashtu tha se kanë premtuar anëtarësim në BE për shumë vende, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk dua t’ju humbas. Ju jeni pjesë e kontinentit evropian dhe për këtë arsye potencialisht pjesë e BE-së”, shtoi ai. Merz shprehu dëshirën e tij për hapjen e më shumë kapitujve nga vendet dhe t’i afrojnë gjithnjë e më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si anëtarë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta