Trump: Irani nuk është gati për një marrëveshjeje, më shumë flasin se veprojnë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Teherani thuhet se nuk po tregon gatishmëri për të ndërmarrë masa konkrete me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor.
“Do të thoja se ata duan të flasin. Por deri më tani ata flasin shumë dhe nuk veprojnë”, tha udhëheqësi amerikan, duke folur për qeverinë iraniane.
Kur u pyet se çfarë duhet të bënte Irani për të shmangur një sulm të SHBA-së, Trump u përgjigj: “Na jepni marrëveshjen që duhet të na e kishin dhënë herën e parë”.
“Nëse na japin një marrëveshje të drejtë, ne nuk do ta bëjmë këtë,” shtoi udhëheqësi amerikan. “Historikisht, ata nuk e kanë bërë këtë.”
Trump deklaroi më 26 janar se Uashingtoni kishte dërguar një “armadë të madhe” drejt Iranit dhe shprehu shpresën se Teherani do të angazhohej në dialog dhe do të arrinte një marrëveshje, duke hequr dorë nga armët bërthamore. Udhëheqësi amerikan paralajmëroi se “sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq” sesa sulmet e verës 2025 ndaj Iranit. “Mos e bëni që kjo të ndodhë përsëri”, shtoi ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta