“SHBA është fëmija e Evropës”, Rubio: Nuk duam fundin e epokës transatlantike
Sekretari i Shtetit Marco Rubio i quajti Shtetet e Bashkuara “fëmijën e Evropës” në një mesazh uniteti të shtunën, duke ofruar siguri, si dhe duke drejtuar më shumë kritika ndaj aleatëve pas një viti trazirash në marrëdhëniet transatlantike.
Rubio u drejtua Konferencës vjetore të Sigurisë në Mynih, ku fuqitë kryesore të Evropës janë përpjekur të projektojnë pavarësinë dhe forcën e tyre, ndërsa përpiqen të mbajnë gjallë një aleancë me SHBA-në nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.
Fjalimi u dha një shkallë sigurie vendeve evropiane të cilat kanë frikë se do të lihen në baltë për çdo gjë, nga lufta në Ukrainë deri te trazirat tregtare ndërkombëtare në një rend global që ndryshon me shpejtësi, shkruan Reuters.
“Në një kohë titujsh lajmesh që lajmërojnë fundin e epokës transatlantike, le të bëhet e ditur dhe e qartë për të gjithë se ky nuk është as qëllimi dhe as dëshira jonë, sepse për ne amerikanët, shtëpia jonë mund të jetë në Hemisferën Perëndimore, por ne gjithmonë do të jemi fëmijë të Evropës”, tha Rubio.
“Për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, ne i përkasim njëra-tjetrës”,theksoi më tej Rubio.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta