Kanadaja dëshiron ndryshimin e qeverisë së Iranit, teksa vendos sanksione ndaj shtatë zyrtarëve
Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Anita Anand tha se Kanadaja dëshiron një ndryshim të qeverisë në Iran, por nuk tha nëse do të mbështeste një sulm ushtarak amerikan, raportoi Reuters.
Kanadaja ka marrëdhënie të dobëta me Iranin dhe i ndërpreu lidhjet diplomatike në vitin 2012.
“Ne nuk do të hapim marrëdhënie diplomatike me Iranin nëse nuk ka një ndryshim regjimi”, tha Anand në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Anand njoftoi gjithashtu sanksione të mëtejshme kundër shtatë individëve që janë të lidhur me qeverinë iraniane dhe tha se fokusi i Kanadasë në rajon është nëse ka shtypje në të drejtat e njeriut.
Gjithasht, ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë e operacioneve të qëndrueshme, disajavore, kundër Iranit nëse Presidenti Donald Trump urdhëron një sulm, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, në atë që mund të shndërrohet në një konflikt shumë më serioz sesa është parë më parë midis vendeve.
Të premten, Trump përqafoi ndryshimin e mundshëm të qeverisë në Iran, ndërsa Pentagoni dërgoi një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta