Erdogan shtyn vizitën e tij në Abu Dhabi, presidenca turke zbulon arsyen
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se ka shtyrë një vizitë e cila ishte planifikuar për këtë të hënë në Abu Dhabi. Shtyrja e vizitës mësohet se ka ardhur për shkak të një problemi shëndetësor të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdogan, foli në telefon me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan shprehu keqardhjen e tij për problemin shëndetësor me të cilin përballet (Presidenti) Al Nahyan dhe i uroi atij shërim të shpejtë”, thuhej në një mesazh të postuar nga zyra e Erdogan në platformën X.
Presidenca turke sqaroi se Erdogan do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe në një datë të mëvonshme që do të përcaktohet në kohën e duhur.
Mesazhi është fshirë që atëherë nga llogaritë e platformës X të presidencës turke, dhe transmetuesi shtetëror TRT hoqi referencën për “problemin shëndetësor” me të cilin supozohet se po përballet presidenti i Emirateve nga artikulli i tij mbi shtyrjen e vizitës së Erdogan në Abu Dhabi.
Presidenca turke publikoi një mesazh të ri në X të dielën në mbrëmje, duke vënë në dukje se të dy udhëheqësit deklaruan se takimi i tyre u shty për një datë të mëvonshme, pa dhënë një arsye.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta