Dyshohet si shkak i vdekjes së Navalny-t, si funksionon neurotoksina e rrallë e bretkosave helmuese
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny dyshohet se u helmua me një substancë toksike vdekjeprurëse nga bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut, ndërsa ishte në paraburgim në burgjet ruse. Në një deklaratë të përbashkët nga pesë vende të lëshuar të shtunën mësohet se gjurmë të epibatidinës u gjetën në sistemin e Navalny-t, të cilat me shumë gjasa shkaktuan vdekjen e tij.
Sipas njoftimit, vetëm shteti rus kishte mjetet, motivimin dhe mundësinë për të siguruar këtë toksinë vdekjeprurëse. Kremlini i hodhi poshtë kategorikisht përfundimet.
Siç vëren “The Guardian”, nëse epibatidina është përdorur vërtet për të eliminuar kritikun e ashpër të Moskës, kjo përbën një shkelje të Konventës për Armët Biologjike dhe Toksike (BTWC) të vitit 1972 dhe Konventës për Armët Kimike (CWC) të vitit 1993-konventa në të cilat Rusia është nënshkruese.
Por çfarë është epivatidina? Epibatidina është një neurotoksinë natyrale e izoluar nga lëkura e bretkosës helmuese, pedobates anthonyi, endemike në Ekuador dhe Peru. Ekspertja e toksikologjisë Jill Johnson thekson se ajo është 200 herë më e fuqishme se morfina.
Epivatidina mund të prodhohet edhe në laborator. Edhe pse epivatidina është hetuar në të kaluarën si një analgjezik dhe për lehtësimin e sëmundjeve të dhimbshme inflamatore të mushkërive, ajo nuk përdoret klinikisht për shkak të toksicitetit të saj.
Si funksionon toksina? Ky përbërës i fuqishëm kimik vepron në receptorët nikotinik të sistemit nervor, sipas Johnson.
Meqenëse shkakton stimulim të tepërt të këtyre receptorëve, mund të shkaktojë tkurrje të muskujve, paralizë, kriza, dështim të frymëmarrjes dhe në fund vdekje.
Sipas Alistair Hay, profesor i toksikologjisë mjedisore në Universitetin e Leeds, efektet e tij mund të çojnë në dështim të frymëmarrjes dhe vdekje nga mbytja.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta