Ministri i Jashtëm iranian në Gjenevë për raundin e ri të negociatave me SHBA-në
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka mbërritur në Gjenevë, ku do të fillojë një raund i ri negociatash me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit.
Sipas Teheranit, bisedimet do të fillojnë nesër, të martën. Irani dhe Shtetet e Bashkuara rivendosën dialogun në Oman në fillim të shkurtit, mes kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake amerikane.
“Ministri i Jashtëm mbërriti në Gjenevë në krye të një delegacioni diplomatik dhe ekspertëve për të marrë pjesë në raundin e dytë të negociatave mbi programin bërthamor”, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian nëpërmjet Telegramit.
Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me homologët e tij nga Zvicra dhe Omani, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi dje, të dielën në mbrëmje, se i dërguari i saj, Steve Witkoff , dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner do të udhëtojnë për në Gjenevë këtë javë për bisedime. Ata gjithashtu do të marrin pjesë në bisedime me Rusinë dhe Ukrainën.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta