Siri, qeveria nis evakuimin e kampit Al Hol. Procesi përfundon brenda 1 jave

17 Shkurt 2026 | 19:32

Siria ka nisur evakuimin e banorëve të mbetur nga kampi Al Hol, ku mbaheshin familjarët e luftëtarëve të ISIS, me qëllim mbylljen e tij.

Al Hol, që ndodhet në mes të shkretëtirës në veri-lindje të provincës Hasakeh, ka qenë kampi më i madh sirian që strehonte anëtarët e familjeve të militantëve të grupit terrorist.

Forcat qeveritare e morën nën kontroll atë nga Forcat Demokratike Kurde muajin e kaluar, teksa Damasku zyrtar po përpiqet të shtrijë kontrollin edhe në veri-lindje të vendit.

Që prej atëherë, disa mijëra familjarë të xhihadistëve të huaj kanë lënë kampin për në destinacione të panjohura.

I tillë ishte rasti i shtetases shqiptare Eva Dumani, e cila vetëm së fundmi mundi të kthehej në Shqipëri, pas një qëndrimi 12-vjecar në kamp, ku kishte mbërritur në moshën 9-vjeçare.

Kompleksi strehonte rreth 24 mijë persona, shumica sirianë e irakenë, por edhe mbi 6 mijë të huaj nga 40 kombësi të ndryshme.

Sipas të dhënave të fundit, 11 shtete anëtare të BE-së riatdhesuan rreth 1 mijë shtetas të tyre që mbaheshin në kampet siriane, përfshirë atë Al Hol.

Fadi al Qassem, zyrtari përgjegjës për evakuimin, tha se kampi nuk ka kushtet bazë për të jetuar dhe njoftoi se procesi i nisur të martën do të përfundojë brenda një jave.

Në kohën e pikut, pas mposhtjes së ISIS në Siri në 2019-n, në Al Hol jetonin rreth 73 mijë persona, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, bashkëshorte të luftëtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026