“Nuk është roli i tij”, Belgjika thërret ambasadorin amerikan, bëri deklarata mbi antisemitizmin

17 Shkurt 2026 | 20:51

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara në Belgjikë, Bill White, u thirr nga Ministria e Punëve të Jashtme belge pas një postimi në X, ku ai deklaroi se “antisemitizmi është i papranueshëm në çdo formë dhe duhet të çrrënjoset nga shoqëria jonë”.

Qeveria belge reagoi menjëherë, duke e konsideruar komentimin e ambasadorit si jashtë rolit të tij diplomatik.

“Ky nuk është roli i ambasadorit të SHBA-së. Ligji zbatohet për të gjithë njerëzit, kjo është demokracia belge.”

Ministri i Jashtëm Maxime Prévot shkroi në X se “Etiketimi i Belgjikës si antisemite nuk është thjesht i gabuar, por është dezinformim i rrezikshëm që minon luftën e vërtetë kundër urrejtjes.”

Debati ka lidhje me një hetim ndaj tre burrave të akuzuar për kryerjen e rrethprerjes së foshnjave djem pa certifikatën e kërkuar mjekësore, ndërsa ligji belg lejon rrethprerjen vetëm nga mjekë ose profesionistë të kualifikuar. Një burim i njohur me situatën tha për Euronews se mbi 25,000 rrethprerje të sigurta u kryen vitin e kaluar në Belgjikë.

Prévot, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit, delegoi takimin e së martës tek Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë, Theodora Gentzis, për të diskutuar situatën me ambasadorin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026