Ambulanca përplaset me “Mini Cooper”-in që drejtohej nga një e re, 5 të plagosur në Gjermani

17 Shkurt 2026 | 22:32

Një operacion emergjent në Gjermani u kthye në një aksident të rëndë rrugor, pasi një ambulancë që po transportonte një pacient u përplas në një kryqëzim, duke lënë pesë persona të plagosur.

Sipas policisë së landit të Hessenit, ambulanca po lëvizte me drita emergjence dhe sirenë të aktivizuar ndërsa kishte dalë nga autostrada A3 dhe po tentonte të kthehej në rrugën shtetërore L3121, në drejtim të Seligenstadt.

Mjeti hyri në kryqëzim me semafor të kuq, veprim i lejuar në raste emergjence kur përdoren sinjalet paralajmëruese. Në të njëjtën kohë, një 23-vjeçare që drejtonte një automjet tip “Mini Cooper”, e cila kishte dritë jeshile në korsinë e saj, vijoi lëvizjen. Ende nuk është e qartë nëse ajo ka vënë re sinjalet e ambulancës.

Përplasja ishte e fortë. Si pasojë e goditjes, ambulanca u përmbys dhe u përplas me një shtyllë semafori, e cila më pas u rrëzua dhe dëmtoi edhe një kamion që ndodhej pranë. Drejtuesi 31-vjeçar nuk pësoi lëndime.

Shoferja e “Mini Cooper”-it dhe tre punonjësit e ambulancës pësuan vetëm lëndime të lehta. Edhe pacienti që transportohej me urgjencë fatmirësisht mbeti i padëmtuar. Një ambulancë tjetër mbërriti në vendngjarje për të transportuar të lënduarit drejt spitalit.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe vlerësohen në rreth 300 mijë euro, ndërsa ambulanca, automjeti i përfshirë dhe semafori pësuan dëmtime të rënda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026