Dita e dytë e bisedimeve SHBA-Ukrainë-Rusi në Gjenevë, Witkoff: Është bërë përparim domethënës
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kishin “sjell përparim domethënës” për t’i dhënë fund luftës, ndërsa të dyja palët përgatiteshin për një ditë të dytë negociatash në Gjenevë edhe këtë të mërkurë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë.
“Suksesi i Presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt”, shkroi Witkoff në X pas ditës së parë të bisedimeve.
Ndërkohë, Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale në krahasim me Rusinë. Sipas tij, garanci të forta sigurie nga Perëndimi, përfshirë SHBA-në, duhet të vijnë përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë.
Në një deklaratë në mediat sociale të martën në mbrëmje, negociatori kryesor ukrainas Umerov tha se dita e parë e bisedimeve u përqendrua në “çështje praktike dhe mekanikën e zgjidhjeve të mundshme”.
Në një video-mesazh menjëherë më pas, Zelensky tha se Ukraina ishte gati të përmbahej nga kryerja e sulmeve, siç i propozoi SHBA-ja si Kievit ashtu edhe Moskës.
“Nuk kemi nevojë për luftë”, tha ai, duke theksuar se ukrainasit “po mbronin shtetin dhe pavarësinë”.
“Ne jemi gjithashtu të gatshëm të ecim drejt një marrëveshjeje të denjë për t’i dhënë fund luftës. Pyetja është vetëm për rusët: Çfarë duan ata?”, ëdhtë shprehur Zelensky.
Bisedimet po ndërmjetësohen nga Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan. Nga pala ruse, ndihmësi i Presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, është negociatori kryesor. Negociatat po zhvillohen një javë para përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.
Sakaq, Ministria ruse e mbrojtjes tha se 43 dronë ukrainas u rrëzuan mbi disa rajone ruse dhe Krime gjatë natës së të mërkurës.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 126 dronë sulmues në Ukrainë gjatë natës, duke shtuar se të dhënat paraprake sugjeronin se 100 prej tyre ishin rrëzuar para se të arrinin objektivin e tyre.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi