La të dashurën të vdiste në malin më të lartë të Austrisë, del në gjyq alpinisti
Më shumë se një vit pasi një 33-vjeçare humbi jetën nga ngrirja në malin më të lartë të Austrisë, partneri i saj del këtë të enjte në gjyq, i akuzuar për vrasje të rëndë nga pakujdesia.
Kerstin G vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitjeje në Grossglockner, një ekspeditë që përfundoi në tragjedi në orët e para të 19 janarit 2025. Sipas aktakuzës, ajo u la e pambrojtur dhe e rraskapitur pranë majës, në kushte stuhie dhe temperatura ekstreme.
Prokurorët pretendojnë se i dashuri i saj, i identifikuar nga mediat austriake si Thomas P, ishte alpinisti më me përvojë dhe “udhëzuesi përgjegjës për turin”. Sipas tyre, ai nuk u kthye prapa dhe nuk kërkoi ndihmë në kohë për të shpëtuar partneren e tij, duke e lënë atë në kushte fatale ndërsa ai zbriti për të kërkuar ndihmë.
I pandehuri i mohon akuzat. Avokati i tij, Kurt Jelinek, e ka cilësuar ngjarjen si “një aksident tragjik”, duke theksuar se kushtet e motit në Alpet Austriake ishin jashtëzakonisht të vështira dhe të paparashikueshme.
Rasti ka ngjallur debat të gjerë jo vetëm në Austri, por edhe në komunitetet ndërkombëtare të alpinizmit, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë, përgatitjen dhe vendimmarrjen në kushte ekstreme malore.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta