Franca kundërshton pjesëmarrjen e Komisioneres për Mesdheun në Bordin e Paqes

18 Shkurt 2026 | 18:18

Vendimi i papritur i Komisioni Evropian për të dërguar Komisioneren për Mesdheun, Dubravka Šuica, në takimin e parë zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington ka shkaktuar zemërim në disa kryeqytete evropiane, me Francën që kryeson kundërshtimet institucionale dhe politike.

Gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së të mërkurën, disa shtete anëtare kritikuan pjesëmarrjen e Šuicës, e cila – sipas diplomatëve që folën në kushte anonimiteti – nuk ishte komunikuar paraprakisht me kryeqytetet dhe nuk kishte mandat të qartë. Ata paralajmëruan se prania e saj mund të interpretohet si një miratim kolektiv i një nisme të diskutueshme.

“Shtetet anëtare ishin të zemëruara”, tha një diplomat.

Udhëtimi i komisioneres po zhvillohet mes shqetësimeve lidhur me Bordin e Paqes të inauguruar nga Presidenti amerikan Donald Trump në janar. Fillimisht i paraqitur si një mekanizëm për të udhëhequr rimëkëmbjen e Gazës pas luftës, bordi ka zgjeruar mandatin e tij dhe tashmë paraqitet si një strukturë paralele me Kombet e Bashkuara, me Trumpin si kryetar të përjetshëm.

Franca, Belgjika, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Portugalia ngritën kundërshtime të forta gjatë diskutimeve, ndërsa Gjermania shprehu rezerva më të matura.

Sipas diplomatëve, Franca argumentoi se pjesëmarrja e Šuicës bie ndesh me traktatet e BE-së, pasi politika e jashtme përcaktohet mbi bazën e qëndrimeve unanime të shteteve anëtare dhe jo nga Komisioni. Kritikët theksuan se, si përfaqësuese politike e BE-së, prania e saj në Uashington mbart peshë të konsiderueshme, veçanërisht duke qenë se vetë BE-ja nuk është anëtare e Bordit të Paqes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026