Suedia pret për herë të parë anijen me energji bërthamore “Charles de Gaulle”
Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle do të mbërrijë më 25 shkurt në qytetin jugor suedez Malmo, njoftuan Forcat e Armatosura Suedeze.
Sipas mediave të huaja, kjo do të jetë hera e parë në më shumë se 50 vjet që një anije me energji bërthamore viziton Suedinë.
Aeroplanmbajtësja do të qëndrojë për disa ditë në Malmo, në kuadër të stërvitjeve të rregullta të NATO. Në pranverë, anija pritet të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta në detet Baltik, Verior, Norvegjez dhe Mesdhe, si pjesë e manovrave të udhëhequra nga Franca, të njohura si Orion26.
Vizita është përgatitur me kujdes nga autoritetet suedeze, përfshirë Autoritetin e Sigurisë nga Rrezatimi. “Do të krijohet një zonë reagimi ndaj emergjencave, e ngjashme me atë që përdoret rreth centraleve bërthamore, por shumë më e vogël”, deklaroi për SVT zëdhënësi i agjencisë, Pelle Zettersten.
E gjatë 261.5 metra, “Charles de Gaulle” është aeroplanmbajtësja më e madhe jo-amerikane me energji bërthamore në botë. Zakonisht ajo transporton disa mijëra marinarë dhe ushtarakë, rreth 30 avionë luftarakë dhe shoqërohet nga disa anije të tjera ushtarake.
Vizita konsiderohet si një tjetër shenjë e forcimit të bashkëpunimit ushtarak midis Suedisë dhe Francës, në një kohë kur siguria në rajonin e Baltikut mbetet prioritet strategjik.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta