Cili ishull ka futur në “sherr” SHBA-në me Britaninë? Trump ultimatum Londrës
“Mos e jepni Diego Garcian”, tha Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa kritikoi planin e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar Ishujt Chagos Mauritiusit dhe për t’i dhënë me qira një bazë të rëndësishme ushtarake.
Trump tha se “kjo tokë nuk duhet t’i merret Mbretërisë së Bashkuar” dhe nëse do të ndodhte kjo do të ishte “një plagë për Aleatin tonë të Madh”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Kjo vjen pavarësisht se Uashingtoni të martën i dha mbështetje zyrtare planit të Londrës për t’ia hequr sovranitetin e Territorit Britanik të Oqeanit Indian ishullit Mauritius.
Në përgjigje të Trump, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se marrëveshja e Ishujve Chagos ishte “thelbësore për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve kryesorë, si dhe për të mbajtur popullin britanik të sigurt”.
“Marrëveshja që kemi arritur është e vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen afatgjatë të kësaj baze ushtarake jetësore”, thuhet në deklaratë.
Kryeministri Sir Keir Starmer ka këmbëngulur më parë se marrëveshja është e nevojshme për të mbrojtur funksionimin e vazhdueshëm të bazës, mes përpjekjeve të mëparshme nga Mauritiusi për të kundërshtuar ligjshmërinë e sovranitetit britanik mbi ishujt.
Diego Garcia është ishulli më i madh në arkipelag dhe përdoret si bazë e përbashkët ushtarake nga forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Sipas marrëveshjes, e cila u njoftua majin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar do ta japë me qira Diego Garcia-n për një periudhë prej 99 vitesh.
Komentet e fundit të Trump vijnë përpara bisedimeve midis SHBA-së dhe Mauritiusit të planifikuara për javën e ardhshme.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta