Bordi i Paqes, cilat vende refuzuan pjesëmarrjen? Trump: Do mblidhen 5 miliardë dollarë për Gazën
Këtë të enjte do të zhvillohet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington. Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza do të mbledhë lider nga e gjithë bota përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Disa shtete e kanë refuzuar ftesën e Trump ku duhet theksua se janë aleatë të mëdhenj evropianë, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën. Refuzimi i tyre erdhi pasi ata kanë shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.
Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.
Armëpushimi në Gaza mbetet i brishtë, me Izraelin dhe Hamasin që akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes. Sipas kushteve të armëpushimit, trupat izraelite u tërhoqën pas një të ashtuquajture “vijë e verdhë”, megjithëse ato mbeten në kontroll të më shumë se gjysmës së territorit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta