Ish-kryeministri i Izraelit: Turqia është Irani i ri, Erdogani është i rrezikshëm

19 Shkurt 2026 | 14:30

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke folur në një konferencë të organizatave hebraike në Jerusalem, vlerësoi se Turqia nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan përbën një “kërcënim të ri strategjik për Izraelin”.

Ai e përshkroi Erdoganin si “një kundërshtar të sofistikuar dhe të rrezikshëm që dëshiron të rrethojë Izraelin” dhe foli për një “bosht” në rajon, që lidh Turqinë, Katarin dhe Vëllazërinë Myslimane me aftësitë bërthamore të Pakistanit.

Sipas tij, ky aks “po përpiqet të nxisë armiqësi kundër Izraelit”.

“Një kërcënim i ri turk po shfaqet. Dua të jem i qartë. Turqia dhe Katari kanë fituar ndikim në Siri dhe po kërkojnë ndikim diku tjetër në rajon. Prandaj paralajmëroj: Turqia është Irani i ri ”, tha Bennett duke vazhduar se:

“Ne duhet të veprojmë në mënyra të ndryshme, por në të njëjtën kohë kundër kërcënimit nga Teherani dhe kundër armiqësisë nga Ankaraja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026