Trump: Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, me liderët më të mëdhenj në botë

19 Shkurt 2026 | 15:59

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes teksa ka mbajtur fjalimin hapës në inaugurim, duke e cilësuar nismën si një nga projektet më të rëndësishme ku ka marrë pjesë ndonjëherë.

Ai deklaroi se gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tetë luftëra dhe janë pranë përfundimit të një të nëntë, duke nënvizuar se konfliktet mbeten të paparashikueshme.

Trump shtoi se është bërë mik me shumë prej liderëve të pranishëm, të cilët i cilësoi si ndër më të mëdhenjtë në botë, duke theksuar se SHBA ndodhen në një pikë historike që, sipas tij, nuk është parë më parë.

“Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur, janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta lider. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë, bursat janë rritur, kur erdha në pushtet ata më thanë që nëse do afrohesha tek 44% do ishte e mrekullueshme, ne kemi arritur 50 mijë vitin e parë. Po bëmë një punë shumë të mirë, bordi i paqes është një nga gjërat më të rëndësishme që janë përfshirë shumë organizata, njerëz, që kemi punuar bashkë, për ti dhënë fund luftërave. Disa lufta ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për 2 ditë por kemi ende punë për të bërë. Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme, kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, tha Trump.

Në fjalën e tij hapëse, presidenti Donald Trump tha se liderët që po marrin pjesë sot në mbledhjen e parë inaguruese të Bordit të Paqes bëjnë pjesë në mesin e udhëheqësve më të mëdhenj botërore. Mes liderëve që janë pjesë e mbledhjes janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026