Francezët përdorin Inteligjencën Artificiale për të kapur hajdutët

19 Shkurt 2026 | 15:04

Mijëra supermarkete franceze po përdorin inteligjencën artificiale (IA) për të zbuluar vjedhjet në dyqane, duke analizuar lëvizjet e klientëve në kohë reale për të identifikuar sjellje të dyshimta.

Teknologjia thuhet se ka ulur humbjet për shumë supermarkete, por gjithashtu ngre pyetje në lidhje me privatësinë dhe transparencën.

Softueri funksionon duke analizuar pamjet në kohë reale nga kamerat në dyqan.

Kur algoritmi zbulon gjeste ose sjellje të dyshimta, si vendosja e një artikulli në një çantë ose prekja e përsëritur e produkteve pa skanuar, ai i dërgon një videoklip të shkurtër stafit të dyqanit.

“Pra, marrim një alarm; mund të jetë një gjest i thjeshtë, mund të jetë një gjest i paqartë. Por më e keqja është fshehja, shpesh është fshehje, ose janë duart që futen në qese”, tha Nelson Lopes, një menaxher i një supermarketi në Paris.

Supermarketi Arul Judson kujton humbjen e gati 60,000 eurove kur nuk pwrdornin inteligjencwn artificiale, por tani ai thotë se humbjet janë ulur afërsisht me gjysmën.

Por teknologjia aktualisht ndodhet në një zonë gri ligjore. Franca nuk ka një ligj specifik që autorizon mbikëqyrjen e sjelljes me anë të inteligjencës artificiale në hapësirat tregtare, as një kërkesë që dyqanet të informojnë klientët kur ajo është në përdorim.

Pavarësisht këtij paralajmërimi institucional, kompania franceze e softuerëve Veesion ka pajisur “2,000 deri në 3,000 dyqane” në të gjithë Francën.

Shumë pronarë dyqanesh argumentojnë se softueri i inteligjencës artificiale është thjesht një mjet mbështetës për të mbrojtur jetesën e tyre përballë vjedhjeve në rritje në mes të një krize në rritje të kostos së jetesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026