Trump do të urdhërojë publikimin e dosjeve qeveritare për UFO-t dhe alienët

20 Shkurt 2026 | 07:27

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur qëllimin e tij për të urdhëruar departamentet dhe agjencitë e qeverisë federale që të gjejnë dhe publikojnë dosjet lidhur me alienët dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) , duke iu përgjigjur kërkesës së një pjese të amerikanëve prej dekadash.

“Duke pasur parasysh interesin e jashtëzakonshëm që është shprehur, do t’i urdhëroj Sekretarit të Luftës dhe të gjitha ministrive dhe agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë procesin e gjetjes dhe publikimit të të dhënave qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore, fenomenet ajrore të panjohura dhe objektet fluturuese të paidentifikuara”, shkroi ai në Truth Social.

Më parë, republikani akuzoi paraardhësin e tij demokrat Barack Obama për zbulimin e informacionit të klasifikuar kur tha gjatë një podkasti, ndoshta me shaka, se alienët ekzistojnë vërtet.

“Nuk e di nëse alienët janë të vërtetë apo jo, megjithatë, ish-presidenti demokrat bëri një gabim të madh”, tha Donald Trump.

Në një podkast gjatë fundjavës, Barack Obama iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me ekzistencën e alienëve: “Ata ekzistojnë vërtet, por unë nuk i kam parë”.

Ai shtoi se, për aq sa di ai, nuk ka asnjë objekt nëntokësor të përdorur për të fshehur ekzistencën e tyre – ai po i referohej Zonës 51, bazës së Forcave Ajrore Amerikane në Nevada, subjekt i teorive të pafundme konspirative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026