Deklaratat për emigrantët, Shoqata e Futbollit nuk do të vendosë masë disiplinore ndaj Ratcliffe
Shoqata e Futbollit të shtunën ka njoftuar se pronari i Manchester United, Jim Ratcliffe nuk do të përballet me asnjë masë disiplinore pas deklaratave të tij se Britania është kolonizuar nga emigrantët.
“Si udhëzues paraprak, ne i kemi dhënë Sir Jim Ratcliffe një kujtesë për përgjegjësitë e tij si Pjesëmarrës në futbollin anglez kur merr pjesë në intervista për median. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim të mëtejshëm”, tha FA në një deklaratë të shkurtër.
Miliarderi britanik Ratcliffe javën e kaluar kërkoi falje për mënyrën e të shprehurit, por tha se ishte e rëndësishme të ngrihej çështja e imigracionit. Komentet e tij u kritikuan edhe nga Kryeministri britanik Keir Starmer.
Ratcliffe, themeluesi i gjigantit të kimikateve INEOS, tha në një intervistë më 11 shkurt se emigrimi në vend është i lartë dhe njerëzit po jetojnë me ndihma sociale që po dëmtojnë ekonominë.
“Nuk mund të kesh një ekonomi me 9 milionë njerëz që marrin ndihma sociale dhe me nivele të mëdha emigrantësh që vijnë. Dua të them, Mbretëria e Bashkuar është kolonizuar – po kushton shumë para. Mbretëria e Bashkuar është kolonizuar nga emigrantët, me të vërtetë, apo jo?”, tha ai.
Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat