Prestiani kërkon falje ndaj UEFA-s, por rrezikon pezullim të gjatë pas incidentit me Vinicius
Argjentinasi Gianluca Prestiani ka kërkuar ndjesë ndaj UEFA, duke pranuar përdorimin e gjuhës abuzive ndaj Vinícius Júnior. Megjithatë, ai pretendoi se kishte përdorur “vetëm” një shprehje homofobike dhe jo raciste ndaj brazilianit.
Sipas Nenit 14 të rregullores disiplinore të UEFA-s, sulmet që cenojnë dinjitetin njerëzor mbi bazë race, ngjyre, feje, origjine, gjinie apo orientimi seksual dënohen me pezullim prej të paktën 10 ndeshjesh ose me sanksione të ngjashme. Korniza ndëshkimore për sulmet raciste dhe homofobike është pothuajse e njëjtë.
Prestiani, aktualisht pjesë e Benfica, përballet kështu me një dënim të rëndë, pavarësisht natyrës së saktë të fyerjes.
Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje të Real Madrid në UEFA Champions League, përballë ekipit të drejtuar nga José Mourinho. Takimi u ndërpre për rreth 10 minuta në pjesën e dytë.
Tensioni shpërtheu në minutën e 50-të, menjëherë pasi Vinícius shënoi golin e vetëm të sfidës. Pas festimit dhe një përplasjeje me lojtarët portugezë, braziliani iu drejtua gjyqtarit Letexier, duke treguar Prestianin si autor të sulmit, pretendim që u mbështet edhe nga bashkëlojtarët e tij.
Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat