Të veshur me uniforma ushtarake, persona të armatosur sulmojnë një fermë në Ekuador! 7 viktima
Persona të armatosur të veshur me uniforma ushtarake vranë shtatë persona në një bastisje të papritur në një fermë në Ekuadorin perëndimor. Sulmet me uniforma ushtarake janë bërë jashtëzakonisht të zakonshme pasi Ekuadori është nën kontrollin e bandave të trafikantëve të drogës që punojnë me kartele ndërkombëtare.
Masakra ndodhi në provincën perëndimore të Manabi-t, ku që nga 2 janari është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, së bashku me tetë provinca të tjera.
Dhjetë burra, të veshur me uniforma ushtarak sulmuan një fermë të madhe në komunitetin e Hama-s dhe filluan të qëllonin me armë. Përpara se t’i vrisnin, autorët i çuan viktimat në një oborr, i morën në pyetje, më pas i ekzekutuan dhe ikën nga deti.
Vendndodhja strategjike e Ekuadorit e ka bërë vendin një portë hyrëse për kokainën kolumbiane dhe peruane të destinuar për tregjet e SHBA-së dhe Evropës. Duke i shpallur luftë trafikut të drogës, presidenti ekuadoras Daniel Noboa ka vendosur ushtrinë kundër bandave.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta