Rusia nis hetim penal ndaj themeluesit të Telegram, Pavel Durov
Rusia ka nisur një hetim penal ndaj themeluesit të Telegram, Pavel Durov me dyshimin për “nxitje të aktiviteteve terroriste”. Çështja penale u hap bazuar në materiale nga shërbimi federal i sigurisë i Rusisë, i cili akuzoi aplikacionin se ishte kompromentuar nga inteligjenca perëndimore dhe ukrainase.
Durov, i cili jeton jashtë vendit, kritikoi hetimin kundër tij, duke e përshkruar atë si një përpjekje për të shtypur të drejtën e privatësisë dhe lirisë së fjalës.
“Një spektakël i trishtueshëm i një shteti që ka frikë nga populli i vet”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Më herët këtë muaj, Moska njoftoi se do të ngadalësonte trafikun e Telegramit për shkak të asaj që i quajti shkelje të shumëfishta, ndërsa Kremlini përpiqet të drejtojë dhjetëra miliona përdorues rusë drejt një alternative të kontrolluar nga shteti, e njohur si MAX.
Strategjia është pjesë e përpjekjes së Kremlinit për të ndërtuar një “internet sovran”, një hapësirë online të kontrolluar fort nga shteti.
I pyetur në lidhje me hetimin ndaj Durovit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se autoritetet kishin identifikuar sasi materiali në Telegram mund të përbënin potencialisht një kërcënim për Rusinë.
“Është regjistruar një numër i madh shkeljesh dhe mungesa e gatishmërisë së administratës së Telegramit për të bashkëpunuar me autoritetet tona”, tha Peskov.
Themeluesi i aplikacionit ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të ndërlikuar me Kremlinin. Durov u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi shiti kompaninë e tij të parë, VK, e cila shpesh përshkruhet si një version rus i Facebook-ut, pas presionit nga autoritetet.
Ai themeloi Telegram në Dubai, ku jeton tani. Ai ka shtetësi emirate dhe franceze. Autoritetet ruse u përpoqën, por dështuan, ta bllokonin Telegramin në vitin 2018, pas së cilës duket se u krijua një marrëveshje e pasigurt me Durovin.
Por goditja e përsëritur e Moskës ndaj mediave dhe platformave online që nuk i kontrollon, e ka vënë përsëri Telegramin në shënjestër të saj. Rusia ka bllokuar WhatsApp, Facebook dhe YouTube, duke shkaktuar një rritje të shkarkimeve të VPN-ve midis përdoruesve rusë.
Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar