Autoritetet nisin hetimin për “sulmin” me topa dëbore ndaj oficerëve të policisë në Nju Jork

24 Shkurt 2026 | 22:30

Policia e qytetit të Nju Jorkut njoftoi të martën se ka nisur një hetim për të identifikuar autorët e një “sulmi” me topa dëbore kundër oficerëve të policisë.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë oficerë policie me uniformë që janë në shënjestër e dhjetëra të rinjve, të cilët hedhin topa bore drejt tyre ndërsa kalojnë Parkun Washington Square.

Një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch tha se disa oficerë policie u dërguan në spital me ambulancë për të marrë ndihmën e parë.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si të turpshme dhe kriminale. Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, gjithashtu e dënoi incidentin.

“Nuk është kurrë e pranueshme që dikush të hedhë diçka drejt një oficeri policie, pikë”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është nisur drejt Moskës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më vonë gjatë së premtes....
15:30 | 26/06/2026

Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e...
15:16 | 26/06/2026

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026