Orban: I bëj thirrje Zelenskyt të ndryshojë politikën e tij anti-hungareze
Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka publikuar një letër të hapur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilën ai kritikon politikën e tij ndaj Hungarisë dhe i bën thirrje atij të ndryshojë qasjen e tij në lidhje me luftën ruso-ukrainase dhe sigurinë energjetike, si dhe “politikën e tij anti-hungareze”.
Në letër, Orban thekson se për katër vjet Ukraina është përpjekur ta “detyrojë” Hungarinë të mbështesë luftën kundër Rusisë, me mbështetjen e Brukselit dhe opozitës hungareze.
Ai akuzoi Ukrainën për koordinimin e përpjekjeve me Bashkimin Evropian dhe opozitën në Hungari për të instaluar një qeveri pro-ukrainase.
“Për katër vjet, ju keni punuar për ta detyruar Hungarinë të hyjë në një luftë midis jush dhe Rusisë. Për këtë, ju keni marrë mbështetjen e Brukselit në katër vitet e fundit dhe gjithashtu keni fituar mbështetjen e opozitës hungareze . Ne gjithashtu shohim se ju, Brukseli dhe opozita hungareze po ndërmarrin hapa të koordinuar për të sjellë në pushtet një qeveri pro-ukrainase në Hungari”, tha kryeministri hungarez, raporton Hirado.
Orbán iu referua konkretisht veprimit të Ukrainës që çoi në bllokimin e tubacionit kyç të naftës Druzhba, i cili, sipas tij, kërcënon furnizimin me energji të Hungarisë dhe sigurinë e qytetarëve të saj.
” Veprimet tuaja janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë dhe kërcënojnë furnizimin e sigurt dhe të përballueshëm me energji për familjet hungareze”, tha ai.
Ai i bëri thirrje Zelensky-t të ndryshojë “politikën e tij anti-hungareze”, duke theksuar se Hungaria nuk dëshiron të marrë pjesë në luftë ose të financojë luftimet.
Ai bëri thirrje gjithashtu për hapjen e tubacioneve të naftës dhe uljen e sulmeve të mëtejshme ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë.
“Ne, hungarezët, nuk mund të ndryshojmë asgjë për shkak të kësaj situate në Ukrainë. Na vjen keq për popullin ukrainas, por nuk duam të marrim pjesë në luftë . Nuk duam të financojmë luftimet dhe nuk duam të paguajmë më shumë për energjinë”, tha Orbán.
Në fund, ai i bëri thirrje Zelensky-t që të hapë menjëherë tubacionin e naftës “Družba” dhe të përmbahet nga sulmet e mëtejshme ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë.
“Më shumë respekt për Hungarinë”, kërkoi Orbán.
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat