Samiti i G7 prezanton sfidat, zotim për të mbrojtur mjedisin, në agjendë raportet me Kinën
Mbretëresha Elizabeth II priti udhëheqësit e G7 në “CornWall’s Eden Project”, një ekspozitë që tregon pasuritë ekologjike të botës.
Ruajtja e biodiversitetit global është një temë e G7 gjatë kësaj fundjave, me udhëheqësit të vendosur për të arritur një marrëveshje për të mbrojtur të paktën 30 përqind të tokës dhe oqeaneve të botës deri në vitin 2030.
“Lufta kundër kësaj pandemie të tmerrshme, siguron, nëse ka qenë ndonjëherë e nevojshme, një shembull të qartë të shkallës dhe shpejtësisë së plotë me të cilën komuniteti global mund të trajtojë krizat kur bashkojmë vullnetin politik me zgjuarsinë e biznesit dhe mobilizimin publik. Zonja dhe zotërinj, ne po e bëjnë atë për pandeminë, kështu që nëse nuk ju pengon të shprehemi kështu, ne gjithashtu duhet ta bëjmë atë për planetin”, u shpreh princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar.
Raportet me Kinën dhe Rusinë do në jetë gjithashtu në agjendë. Udhëheqësit evropianë u mblodhën për të koordinuar për këto çështje dhe për të gjetur përgjigje të koordinuara
Në ditën e parë të G7, Boris Johnson dhe Joe Biden u zotuan se liderët e G7 angazhohen për ndarjen e 1 miliard dozave të vaksinës Covid-19.
Udhëheqësit gjithashtu pritet të miratojnë një normë minimale globale të taksave të korporatave pasi ministrat e financave ranë dakord për një normë prej 15% në takimet gjatë fundjavës dhe diskutuan një mori çështjesh të politikës së jashtme.
LEXONI GJITHASHTU:
E ardhmja e NATO-s, pas Trump, Aleanca kërkon marrëdhënie të re me Biden
Nis sot në Britani të Madhe Samiti i G7, temat kyçe që pritet të diskutohen
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet