Rritet ndjeshëm numri, në rang botëror punojnë 160 milionë fëmijë

12 Qershor 2021 | 11:10

Rritet frikshëm numri i fëmijëve të cilët punojnë. Numri i të cilëve në shkallë botërore ka arritur në shifrën 160 milionë, një rritje me 8.4 milionë fëmijë në katër vitet e fundit dhe me miliona të tjerë të cilët janë në rrezik nga ndikimi i covid-19.

Të dhënat janë bërë me dije nga një raport i Organizatës Botërore të Punës dhe UNICEF.

“Ne vlerësojmë se pandemia ka futur 108 milionë njerëz dhe familjet e tyre në varfëri. Epo në këto rrethana rreziku është që njerëzit duhet të përdorin punën e fëmijëve pothuajse si një strategji mbijetese. Vlerësimet tona tregojnë se nëse nuk veprojmë për ta ndaluar ne mund të shohim një rritje të mëtejshme deri në fund të vitit 2022, në rreth 9 milionë fëmijë”, u shpreh Guy Ryder, drejtori i Përgjithshëm i ILO.

Financimi nga FAO mund të ndihmojë njerëzit të përparojnë në punësim.

Maria Cedillo Chavez, e cila ka përfituar përmes një agjencie të financuar nga FAO, në Guatemala zbuloi se njohuritë e saj për industrinë e kafesë janë rritur në mënyrë të konsiderueshme me ndihmën e FAO.

Kamboxhia është gjithashtu një vend me probleme në rritje me punën e fëmijëve, veçanërisht në industrinë e peshkimit.

LEXONI GJITHASHTU:

‘Të mësojmë nga krizat’, Johnson: Nuk duhen përsëritur gabimet gjatë pandemisë dhe 2008-s

Italia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën 60 vjeç pas vdekjes së një adoleshenteje

Macron pas takimit me Zaev: RMV e meriton të nisë bisedimet për anëtarësim në BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026